Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot kryetari i Kuvendit Komunal i komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani u prit në një takim vëllazëror nga Ambasadori i Turqisë në Beograd z.Sami Aksoy. Ky është postimi i plotë i z.Ramadani në rrjetin social facebook 👇 Sot u mirëprita në takim vëllazëror nga ambasadori iTurqisë në Beograd z. Sami Aksoy. Diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit me Komunën e Bujanocit në projekte të radhës dhe përkujdesjen më të madhe ndaj qytetarëve në Luginë të Preshevës. Iu falenderova ambasadorit për projektet të cilat i kanë bërë në Bujanoc e veçanërisht në ndertimin Shkollës Muharrem Kadriu në Terrnovc vitin 2011 një ndër projektet më të mëdha të Tika Turke në Serbi. Gjithashtu biseduam edhe për situatën politike dhe diskriminimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës! Do të vazhdojmë bashkëpunimin me partnerët tanë dhe të përpiqemi bashkarisht në përmirësimin e pozitës së qytetarëve në Luginë të Preshevës! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sinani: Samiu dhe Shqiprimi deri sa refuzojnë takimet me Qeverinë e Kosovës, takohen dhe i luten Qeverisë së Serbisë Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe ai i kuvendit Sami Salihu kanë …