Reagmi i plotë i Faton Bislimit

KAPRIÇOT POLITIKE E PERSONALE DËMTOJNË KAUZËN KOMBËTARE NË LUGINË

Në një kohë jashtëzakonisht dinamike e me presione të shumta ndërkombëtare në lidhje me marrëveshjen finale në mes të Kosovës e Serbisë, elita politike e Luginës së Preshevës vetëm një gjë s’duhej ta bënte: dëmtimin e kauzës kombëtare për shkak të kapriçove politike e personale ndërmjet veti! Fatkeqësisht, dje në mesnatë, ka skaduar afati ligjor që Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi të zgjedhe udhëheqjen e vet pas zgjedhjeve të Nëntorit 2022. Partitë politike shqiptare të përfaqësuara në KNSH nuk arritën marrëveshje. Triumfoi, edhe njëherë, primitivizmi bajraktaresk pa marrë parasysh koston. Kosto kjo që direkt dëmton kauzën kombëtare në Luginë!
Kam më shumë se dy dekada të angazhimit direkt në kauzën tonë për Luginën bashkë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Falë angazhimit sistematik e përkushtimit të parezervë të Ligës Qytetare, ne arritëm që kauzën e drejtë të Luginës së Preshevës ta afirmojmë në qarqet më të larta të vendimmarrjes në Washington, DC. Vetëm aty dhe përmes miqëve tanë në Capitol Hill mund të arrijmë të zgjidhim çështjen e Luginës së Preshevës.
E sot, kur fati i KNSH tanimë ka kaluar në duartë e Ministrisë së Pakicave Kombëtare në Beograd, neve na është vështirësuar puna, e vëllezërve e motrave tona në Luginë të Preshevës i është çvlerësuar angazhimi e vota për të zgjedhë përfaqësuesit e tyre në KNSH. E rëndë kjo! Jashtëzakonisht zhgënjyese!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme