Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deklaratat e presidentit për korrigjim të kufijve, po dalin të jeën mollë sherri për raportet ndërmjet tij dhe kryeministrit Haradinajt. Pasi ky i fundit sërisht përmendi luftën, ka marrë përsëri përgjigje nga Thaçi. Në një intervistë mbrëmë në opinion, kryeministri Haradinaj deklaroi se Serbia nuk e jep pa luftë Luginën. “Shkëmbimi osë ndarja e Kosovës çon në luftë. Nuk mund ta marrim pa luftë Luginën”, tha Haradinaj mbrëmë. Por nuk vonoi shumë përgjigja e presidentit Thaçi, shkruan Insajderi. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Pas një takimi me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin presidenti i vendit tha se “kusho që kërkon luftë, le ta nis”. “Ata që po flasin për luftëra, unë nuk jam t’u i pengu, kush të ka qejf le t’ia nis ku të donë, ka 430 kilometra janë kufiri me Serbinë udha e hajrit ju qoftë le të shkojnë, lufta nuk zhvillohet në studio televizive por në istikame”, tha Thaçi. Presidenti gjithashtu ka deklaruar se kërkesën për bashkëngjitjen e Luginës në Kosovë e ka bërë vet Lugina. Ai thotë se po punon për të institucionalizuar këtë kërkesë, ndërkohë e ka ripërsëritur se nuk do e lejon Asociacionin me kompetenca ekzekutive, as Republikën Srpska dhe se Ujmani dhe Trepça do mbesin të Kosovës sikurse janë. Pas një takimi që kishte me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin, presidenti i Kosovës tha se e mbështetshin Maqedoninë në referendum dhe se kjo nuk është ndërhyrje. Ka shpjeguar se është udhëheqës i delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në punimet e asamblesë së përgjithshme të OPKB-së dhe se do respektojnë gjithë agjendën dhe protokollin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryetari i KKSH-së, Shukri Ymeri priti në takim Ambasadorin amerikan Kely Scott Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), dje kryetari Shukri Ymeri, e priti në …