Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka komentuar zërat për një shkëmbim të mundshëm territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

Ai ka thënë për “N1” se Maqedonia do “një zgjidhje pozitive ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Zaev ka deklaruar se kjo zgjidhje duhet të sjellë “paqe të qëndrueshme, zhvillim dhe progres drejt Bashkimit Evropian”.

“Ne nuk e dimë se çfarë po negociojnë ata, ne vetëm po dëgjojmë”, është shprehur ai, duke iu referuar zërave për shkëmbim territoresh.

Zaev ka thënë se vetë ka qenë i përfshirë në një “proces të vështirë negociatash me Greqinë”, dhe se e di se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi, “nuk e kanë të lehtë”.

Kryeministri maqedonas ka inkurajuar dy presidentët që “të gjejnë një zgjidhje”

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme