Kryetari i Komunës së Preshevês Shqiprim Arifi pas shum vështërsive dhe pas një lufe jetë a vdekje arrin të fitojë betejën me armikun e padukshëm covid 19 dhe rikthehet shëndosh për tiu bashkuar familjes.

Kët e ka bër të ditur vet kryetari Arifi përmes një njoftimi në rrjetin social facebbok.

Ky është njoftimi i plotë i kryetarit Arifi

Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës
Të dashur miq,

Pas disa ditëve i shtrirë në spital, jam kthyer përsëri në familjen time në Preshevë. Pa ekzagjëruar, mund t`ju them se kam kaluar një sfidë shëndetësore si kurrë më parë, madje ishte një konfrontim dhe luftë për jetë a vdekje. Në një moment të heshtjes, kërkoj nga ju t`i përkujtojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën nga kjo pandemi globale dhe të lutemi për vëllezërit, motrat, prindërit, miqtë tanë që tani në këto momente sfidohen nga virusi Corona.

Së pari jam falënderues Zotit, krijuesit të Gjithësisë që më ka dhënë mundësinë të kthehem përsëri pranë fëmijëve, prindërve dhe bashkëshortës sime, gjithashtu përkulem ndaj tij për përkujtimin që ne jemi vetëm përkohësisht në këtë botë, ndërsa këtë fakt të pakundërshtueshëm duhet ta shfrytëzojmë që të jemi në shërbim të vendit, shoqërisë e popullit tonë.

Të dashur miq,

Më lejoni rastin t`ju falënderoj nga zemra për mijëra mesazhet nga gjitha këndet e botës për mbështjetje të pakursyer në këtë periudhë të rëndë kohore. Jam i privilegjuar t`ju njohë e konsideroj miq secilin nga ju. Jam mirënjohës për çdo telefonatë, çdo mesazh, çdo koment në rrjetet sociale, që më kanë motivuar të kthehem sa më parë në vendin tim pranë jush e pranë familjes sime. Gjatë transferimit tim në spital, kam zgjedhur një institucion në rajon i cili frekuentohet nga shumica absolute e qytetarëve të Luginës së Preshevës. Kam pasur këshilla e mbështetje të transferohem në Gjermani (aty ku kam lindur) dhe në gjitha spitalet në Kosovë, Shqipëri e gjetiu. I kam falënderuar të gjithëve për përkujdesjen, pasi më ishte e pamundur të privilegjohem dhe të ndahem nga qytetarët e Luginës së Preshevës që janë të shtrirë në këto spitale rajonale. Dhe kështu kam takuar shumë bashkvendas që kanë pranuar trajtimet mjekësore në këto spitale edhe pse kemi kundërshtimet tona politike shekullore me shtetin ku jetojmë.
Në fund, por jo nga rëndësia, falënderoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Ministrin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë, mikun tim Ministër i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës si dhe të gjitha institucionet për përkujdesjen dhe solidaritetin e tyre gjatë gjithë kohës.

Falënderoj gjithashtu stafin mjekësor të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë për punën e tyre profesionale, gjithashtu falënderoj personelin mjekësor të spitalit në qytetin e Nishit për trajtimin profesional dhe human si dhe Ministrin e Shëndetësisë që më ka premtuar se të gjithë pacientet pa marrë parasysh kombësinë e tyre do të trajtohen me profesionalitetin më të lartë të mundshëm. Një falenderim i veçant për bashkëpuntorët e mi në administratën komunale në Preshevë si dhe gjithë institucionet ku themelues është Kuvendi i Komunës së Preshevës.

Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës,

Jam tejet i shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend dhe rajon lidhur me situatën fragjile dhe sfidat e rënda me pandeminë globale Covid-19. Në këtë kontekst më lejoni t`ju përkujtoj (edhe njëherë) se në këtë situatë të jashtëzakonshme kërkohet një ndenjë e përgjegjësisë, disciplinës dhe solidaritetit shoqëror.
Ne së bashku i kemi tejkaluar gjitha sfidat dekadore dhe kështu jam i bindur, së bashku do t`a tejkalojmë edhe këtë betejë të rradhës.

Zoti ju ruajtë!
Zoti ju bekoftë!

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme