Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ai fillimisht u takua me kryetarin e komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi i shoqëruar nga zv.kryetari i tij z.Musliu dhe kryetari i Kuvendit Komunal z.Ramadani. Gjatë takimit të dy delegacioneve, z.Kastrati uroi kryetarin Arifin për zgjedhjen në detyrë të re, dhe çmoi angazhimin e tij për arritjen e një koalicioni gjithëshqiptarë në Bujanoc, i cili dha shembullin më të mirë edhe në Mal të Zi, e që do të ketë ndikim edhe në trevat tjera të banuara me shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, kryetari Kastrati tregoi gatishmërinë e tij për t’i përfshirë shqiptarët e Luginës së Preshevës në dialogn Kosovë – Serbi. Gjithashtu, u diskutua edhe për problemet e përbashkëta mes dy komunave, si problemet me menaxhimin e situatës Covid 19, mos ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje që ka ndikuar negativisht në ekonomitë lokale të të dy komunave. Kryetari Kamenicës premtoi avancimin e bashkëpunimit mes komunave Bujanoc, Kamenicë dhe Gjilan që të krijojnë një agjendë të përbashkët. Në anën tjetër, kryetari Arifi falemnderoi kryetarin Kastrati dhe delegacionin e tij për vizitën. Ai elebaroi situatën politike në komunë të Bujanocit, gjendjen e shkaktuar nga pandemia Covid 19, si dhe mundësinë e bashkëpunimit më të madh mes komunave që problemet e përbashkëta që na preokupojnë të gjejnë zgjidhje. Përveç, bashkëpunimit institucional, u diskutua edhe për bashkëpunimin e sektorit joqeveritar, e cila mund të ndihmojë dukshëm në realizimin e projekteve në fusha të ndryshme. Gjatë ditës së sotme, pritet të realizohen takime edhe në KKSH dhe me deputetët popullor shqiptar në Parlamentin Republikan të Serbisë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rusia 2018, gati 12 stadiumet e Botërorit Të shpërndara në mbi 1800 milje nga eksklava e Kaliningradit në brigjet e detit …