Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot pata nderin te takoj Ministren e Arsimit, Rinise dhe Sportit te Republikes se Shqiperise znj. Evis Kushin, te cilen e falenderova per kontributin qe ka dhene kjo ministri ne vitet e fundit e veçanerisht ne sigurimin e teksteve shkollore per nxenesit e Lugines dhe perkushtimin qe po ben per t’i ndihmuar studenteve nga Lugina lidhur me kuotat per regjistrimin e tyre neper fakultetet perkatese ne Universitetet e Shqiperise. Theksova edhe kontributin e paraardheses ish ministres znj.Besa Shahini dhe ministrit Gent Cakaj per vemendjen dhe kujdesin e shtuar ndaj shqiptareve te kesaj ane. Njeherit Ministrja Kushi u zotua qe do te vazhdoje te perkrahe shqiptaret nga Lugina e Presheves ne te gjitha sferat e sidomos ne sferen e arsimit, rinise dhe sportit dhe do ta rrise perkushtimin e kesaj ministrie edhe me shume sepse vlereson se eshte e patjetersueshme ndihma ndaj vellezerve te kesaj ane duke e ditur gjendjen dhe situaten e veshtire me te cilen perballen. Bashkepunimi do te vazhdoje, falenderit per perkujdesin dhe perkrahjen e pakusht! Bashke mundemi! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Netanyahu rikonfirmohet si Kryeministër pas zgjedhjeve në Izrael Kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu ka marrë një mandat të ri pas numërimit të 97% …