Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka thënë se është e drejtë legjitime e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të vendosin për fatin e tyre, të cilin nënvizon se e kanë treguar me referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992. Pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Preshevës ka deklaruar që është domosdoshmëri përfshirja e çështjes të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në fazën finale të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. “Kemi pasur prej kohësh takime për problemet që i stagnojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ky është një takim i radhë me presidentin e Kosovës për të shpjeguar akoma më bindshëm nevojën dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes të problemit të Luginës të Preshevës. Beogradi trumbeton se po i afrohet zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Ne duhet të themi që shqiptarët kanë kapital politik që mund të jetësohet. Dhe në vigjilje të zgjidhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë pse të mos zgjidhet edhe ai i Luginës të Preshevës”, ka thënë ai. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Më tej Mustafa ka thënë se ky mund të jetë moment historik i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia por edhe bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën. “Shqiptarët me referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 kanë deklaruar se jemi për autonomi politike-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Mbase do të jetë moment historik i zgjidhjes paqësore të problemeve, si shembull i veçantë në botë, përmes njohjes të pavarësisë të Kosovës, dhe si pjesë e saj edhe Lugina e Preshevës”. “Kërkesa e shqiptarëve të Luginës të Preshevës nuk është taze. Është kapital politik edhe në kohën e presionit të madh të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Po ashtu, duke qenë se më parë ka qenë pjesë e Kosovës dhe është ndarë vetëm nga shtypja e ish-Jugosllavisë. Ne duam që të kthehen kufijtë e të kaluarës, që Presheva, Medvegja dhe Bujanoci të jenë pjesë e Kosovës”, ka deklaruar Mustafa. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ajaxi eliminoi Realin nga Liga e Kampionëve Kampionia e Evropës, Real Madrid është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi pësoi humbje …