Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, gjatë ditës së djeshme ka takuar, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Si temë kyçe takimit në mes të Kamberit dhe Kurtit ka qenë përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, si një mundësi për zgjidhje të qëndrueshme për ketë rajon. Gjithashtu, në takim është biseduar edhe për aktivizimin e Fondit për Luginë të Preshevës. “Në takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pretendent kryesorë për kryeministër të R. Kosovës biseduam për mundësinë e aktivizimit të Fondit për Luginën e Preshevës dhe çështjet jetike për shqiptarët. Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun me Beogradin mënyra më e mirë për zgjidhje të qëndrueshme” – ka shkruar Kamberi në facebook. Takimi I djeshëm në mes të kryetarit të Bujanocit dhe pretedentin kryrsor për kryeministër të Kosovës, u zhvillua në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë./LuginaLajm/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shaip Kamberi : Takim pune me Sekretarin e dytë të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, Takim pune me Sekretarin e dytë të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, Adam Schick, …