• Magazina
Faqja Kryesore Lajme Kryetarja Ardita Sinani: Rruga e “Karposhit” edhe pas investimeve mbi 100 milion dinarë qytetarët po përballen me ujrat e zeza

Kryetarja Ardita Sinani: Rruga e “Karposhit” edhe pas investimeve mbi 100 milion dinarë qytetarët po përballen me ujrat e zeza

4 Min e Lexuar
0
0
104

Rruga e “Karposhit”, të cilën Shqiprim Arifi e proklamoi si projekt me standarde Evropiane, ende pa kaluar 6 muaj po dëshmohet si njëri nga dështimet e tij dhe të qeverisjes lokale aktuale.
Ne skemi qenë kurrë kundër të ndërtohet diçka në dobi të qytetarëve të Komunës së Preshevës e sidomos as kundër rrugës së Karposhit por i kemi kundërshtuar shkeljet ligjore, kushtet diskriminuese monopolistike, papërgjegjshmërinë dhe pamaturinë e vendimeve të marrura.

Edhe përskaj vërejtjeve të Revizorit shtetëror-DRI, që projekti ka qenë i vjetër (I vitit 2010), pa u reviduar, pa u siguruar leja e ndërtimit, kushtet me elemente korruptive, është ndryshuar procedura e tenderimit ende pa mbaru konkurimi ku i shtohen kushtet diskrimuese, heqja e kanalizimit fekal nga projekti, rritja drastike e ofertës në 86 milion din për 1 km gjatësi duke e ngushtuar rrugën ekzistuese dhe vështirësuar komunikacionin. Tani nga punët shtesë që skanë qenë të parapara në projekt dhe që kanë dalur gjatë punimeve mund të tejkalojnë vlerën mbi 100 milion din. I tërë qëllimi i kësaj rruge është të përbihen ujrat e shiut ndërsa qytetarët tanë, tani si kurrë më parë po përballen me vështirësi gjatë ditëve me shi dhe problemet me ujrat e zeza.

Magazina.com
Magazina.com – Automjete / Patundshmeri/ Shpallje falas nga te gjitha kategoritë! VIZITO TANI!!!

Jo vetëm që kjo qeverisje ska bërë zgjidhje për banorët e kësaj lagje por problemet shumë serioze po përcillen në rrugën 15 Nëntori dhe rrugën S. Kovaceviq.
Tani në këtë vit kalendarik mendohet të ngarkohet buxheti edhe me 3 milion din dedikuar dy sokakeve në rrugën e Karposhit, gjë që këto kanë qenë në projektin bazë por të cilat sjanë punuar. Poashtu edhe ndërtimi i kanalizimit atmoskerik në rrugën për në fshatin Norcë, e cila edhe kjo është dashtë të punohet me punët fillestare që të përbihen ujrat e shiut.
Kjo dëshmon se kemi një standard të vazhdueshëm të qeverisjes së papërgjegjshme, ku guximin e vetëm e kanë të shkelin ligjin. Udhëheqje me interesa të pazareve e jo ideve e cila nuk mund të prodhojë përparim-
ka shkruar kryetarja Sinani, e cila ia ka bashkangjitur postimit edhe një video ku shihen ujërat e zeza që vërshojnë Rrugë e Karposhit.



Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme

Rri i Kyçur me ne!

e3

Rishikimet e fundit

Argëtim

Shfleto më shumë

Lajme Random

Lifestyle të Famshme

Hapsirë Reklamuse

Arhiva

Ndrysho Gjuhën