Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e nevojshme prania e tyre në tavolinën e bisedimeve në Bruksel. “Çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, edhe si temë edhe përmes pranisë fizike të të zgjedhurve të Luginës. Është e rrezikshme ideja që të vendoset fati i Luginës pa përfshirjen dhe pa vullnetin e qytetarëve të Luginës”, thotë Sinani. “Nëse flitet për ndryshimin, korrigjimin e kufijve, atëherë Lugina e Preshevës duhet të bashkëngjitet si e tërë me Republikën e Kosovës. Kjo ka qenë kërkesë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës qysh në referendumin e vitit 1992”, thotë Sinani. Ajo thotë se që të mos ndodhin zgjidhje të njëanshme që thellojnë krizën dhe konfliktin, duhet të përfshihet Lugina e Preshevës në Dialogun në Bruksel. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gottemoeller: Ushtria e Kosovës do të formohet sipas Kushtetutës Zëvendës-sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller ka thënë se procesi i formimit të …