Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të shumë respektuara familje të dëshmorëve dhe përfaqësues të OVL UÇPMB-së, veteran e ish luftëtar të UÇPMB-së, Sot, përkujtojmë ata që dhanë jetën e tyre që ne sot pa frikë të mburremi me gjuhën shqipe dhe me vlerat që na bëjnë Shqiptar. Kjo datë na obligon që të reflektojmë dhe pa asnjë mëdyshje të lëmë anash dallimet politike, gjinore, ato të moshës dhe nga vijmë e të bashkohemi gjithmonë të nderojmë veprën më të shenjtë që të rënët e UÇPMB-së kanë bërë për ne. Të vazhdojmë rrugën drejt arritjes së plotë të qëllimeve për të cilat këta heronj u flijuan, të ruajmë prejardhjen tonë, nderin dhe krenarinë shqiptare e të punojmë për të ardhmen duke mos shkelur mbi gjakun e tyre. Derisa kjo ditë është simbolike për ti rikujtuar, ne çdo ditë i kujtojmë dhe i jemi mirënjohës gjithmonë. Me përulje duhet të respektojmë kontributin e të gjithë të rënëve për liri në të gjitha trojet shqipfolëse. Si përfaqësuese nga politika mendoj se fjalët tona për sakrificën e tyre janë të rëndësisë së vogël, ajo që është më e rëndësishme, e që për mua është prioritet në misionin si udhëheqëse është që ne përmes punës sonë të sigurojmë jetë sa më të mirë familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës. Ne duhet që të bashkohemi dhe të sigurojmë gjithçka që kanë nevojë këto familje që humbën më të çmuarit e tyre përveç LIRISË, sepse LIRINË atyre dhe të gjithë neve sot këtu na siguruan bijtë e bijat e tyre. Unë bëj ftesë që përkujtimi i dëshmorëve për liri, krenaria me ta dhe falënderimi mos të shfaqen vetëm nëpër ceremoni e data si kjo e sotmja, por ne me përkushtim në punën e përditshme të kujtojmë ata dhe përmes asaj që ne bëjmë çdo ditë të punojmë në realizimin e të gjitha të drejtave që i takojnë çdo Shqiptari në Luginë e gjithashtu të ngritim zërin për secilin Shqiptar kudo nëpër botë. Është shumë e qartë se realizimi i synimeve tona është proces i vështirë politik i cili në rastin konkret në Luginë të Preshevës ka kaluar nëpër sfida të rënda ekzistenciale që i patëm gjatë periudhave të ndryshme, gjendjeve të luftës dhe gjendjeve të jashtëzakonshme prej vitit 1999 e deri në vitin 2001, si dhe formave perfide të diskriminimit edhe nga ana e qeverive të pas 5 tetorit 2000, që po ushtrohen në kushte të raporteve të tensionuara në mes të qeverisë së Serbisë dhe qeverisë së Kosovës. Për zgjidhjen e problemeve të rënda jetësore në Luginë është i domosdoshëm aktiviteti i koordinuar i subjekteve politike shqiptare në Luginë të Preshevës, është i domosdoshëm kontributi shumë më proaktiv e Shqipërisë dhe Kosovës. Natyrisht për periudhën që e kemi kaluar e posaçërisht për periudhën vijuese ka rëndësi të posaçme jetësimi i Referendumit të 1 dhe 2 Marsit për Luginën e Preshevës. Mirëpo, realizimi i këtij synimi strategjik politik për të cilën u deklaruan në mënyrë plebishitare Shqiptarët e këtij rajoni, është objektivë madhore që kërkon angazhim permanent të përbashkët të gjithë forcave politike shqiptare në Luginë të Preshevës, mirëpo edhe përkrahje substanciale të strukturave shtetërore në Shqipëri dhe Kosovë. Aktualisht, jo vetëm çështja e realizimit të vullnetit politik të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës të shprehur me Referendum, por edhe çështja e zgjidhjes së problemeve ekzistenciale jetësore në Luginë të Preshevës po pamundësohet me format më drastike në radhë të parë për shkak të raporteve jonormale të Serbisë me Kosovën, dhe rrjedhimisht për shkak të qëndrimeve dhe praktikës diskriminuese shtetërore ndaj Shqiptarëve në Serbi, e posaçërisht ndaj Shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Prandaj, lugina kërkon të jetë pjesë e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë! Kërkon të respektohet vullneti i popullatës shqiptare i shprehur me Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992! Atë që e kanë dashur më shumë dëshmorët, unë dhe çdo shqiptar i Luginës është që në një të ardhme shumë të afërt si zgjidhje e vetme e drejtë e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për një paqe të qëndrueshme dhe afatgjate, është bashkangjitja me Republikën e Kosovës! LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi uron z.Vjosa Osmani për zgjedhjen e saj për Presidente Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi një herit edhe kryetarë i Partisë …