Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot në mbledhjen e mbajtur të Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme janë nxjerrur këto konkluzione: 1. Shtabi Komunal për S.J. në Preshevë në bazë të raportit të Shtëpisë së shëndetit në Preshevë , vlerësimit të rrezikut dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të situatës epidemiologjike – covid 19 për tërë teritorin e komunës së Preshevës, i propozon zëvendës kryetarit të komunës së Preshevës shpalljen e situatës së jashtëzakonshme epidemiologjike – covid 19 në tërë teritorin e komunës së Preshevës në zgjatje prej 15 ditë. 2. Drejtorati për punët e inspekcionit komunal të komunës së Preshevës i ka kompetencat Ligjore të kontrollojë dhe të mbyllë të gjitha ato lokale të cilat nuk i përmbahen masave të mbrojtjes nga covid-19. 3. Të kufizohet orari i punës prej ora 19:00 e deri 05:00 për të gjitha veprimtaritë në komunën e Preshevës përveç barnatoreve, pikave të shitjes së karburanteve dhe ndrrimit të tretë të sektorit privat. 4. Shkurtimi i orarit të punës prej ora 08:00-14:00 tek të gjitha institucionet e komunës së Preshevës – administratës komunale dhe subjekteve ku themelues është KK Preshevë, që nëpër zyre të mos jenë më tepër se dz punëtorë, ndërsa në qendrën informative të komunës mos të jenë më shumë se tri palë. 5. N.P.”Moravica” në Preshevë të ndërmerr masa për vendosjen e shpuzorëve dezinfektues në hyrje dhe dalje të tregut si dhe të vendos postera me paralajmërim të vendosjes së maskës siguruese dhe mbajtjes së distancës. 6. Shtëpia e shëndetit në Preshevë të vendosë tenda para kovid ambulancës dhe të bëjë aty pranimin e pacijentëve të infektuar me covid-19. Sigurimin e tendeve do ta bëjë komuna e Preshevës. 7.Të gjitha institucionet e komunës së Preshevës para ndërtesës të vendosin kontakt telefonat për nevoajt e qytetarëve me qëllim të evitimit të grumbullit masiv. 8. Fondi humanitar të ketë vëmendje konkrete për rastet e prekura sociale me covid -19. 9. Aktivitetet kulturore-sportive në ambientet e mbyllura të mbyllen tërësisht. Konkluzionet hyjnë në fuqi nga data 18 Nëntor 2020 Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafa: Për gjuhën ofenduse e denigruse të ministrit Vulin do të ndjekim atë në gjykatën e Strasburgut Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa ka bër të ditur sot se për …