Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr “EULEX-i ka dështuar sa i përket si krimeve të luftës po ashtu edhe krimeve të paqes”, ka thënë Kurti Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me raportuesin e Bashkimit Evropian për Kosovën, Igor Šoltes, me të cilin ka biseduar për situatën politike dhe institucionale në Kosovë, për drejtësinë dhe EULEX-in e po ashtu për dimensionin social e ekonomik të vendit. Kurti gjatë takimit theksoi se për shtetndërtimin dhe zhvillimin e vendit, bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB që po premtohet pa mbulesë. “Tash kur shënojmë një dekadë të EULEX-it mund të themi se ai ka dështuar sa i përket si krimeve të luftës po ashtu edhe krimeve të paqes”, ka thënë Kurti. Ky takim ishte në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm të Lëvizjes me përfaqësuesit dhe zyrtarët nga Bashkimi Evropian. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shaip Kamberi : Takim pune me Sekretarin e dytë të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, Takim pune me Sekretarin e dytë të Ambasadës së SHBA-së në Beograd, Adam Schick, …