Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri Albin Kurti është kujdesur sot ta çojë një mesazh në Twitter pas takimit me emisarin e BE’së, Miroslav Lajcak. “E pranojmë propozimin evropian për normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë”, shkroi Kurti ,duke e vazhduar fjalinë “dhe e konsiderojmë bazë të mirë për diskutim të mëtejmë dhe si një platformë solide për të ecur përpara”. Nuk dihet nëse diplomatët perëndimorë, të angazhuar për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, do ta trajtojnë këtë si pranim të Kurtit dhe ta cilësojnë si sjellje konstruktive të kryeministrit kosovar ndaj propozimit të tyre, edhe pse kryeministri e theksoi fort “pranimin” e planit. Në fakt, Perëndimi dhe emisarët e tij nuk janë shprehur ende as rreth 6 kushteve të Kurtit për Asociacionin të cilin edhe ata e kanë kusht për të ecur tutje. Emisari Miroslav Lajçak pas takimit që e pati me kryeministrin Kurti dhe zëvendësin e tij të hënën në Prishtinë, nuk tha se Kurti e ka pranuar planin, ndërkohë që sa i përket 6 kushteve theksoi se BE ka qëndrim por s’e bëri publik. As ambasadori amerikan Jeff Hovenier nuk ka folur rreth lëvizjes së Kurtit që e bëri javën që shkoi në parlamentin e Kosovës, duke i shpallur 6 kushte për pranimin e Asociacionit e as për formulimin “e pranojmë planin”. Të hënën, në fakt kishte aktivitet të shtuar diplomatik. Kurti takoi diplomatët e akredituar në Kosovës të cilët i njoftoi për kushtet e tij. Aty nuk iu referua Asociacionit me emër. “Kryeministri Kurti i njoftoi ata me qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”, njoftoi zyra e Kryeministrit. Një prej kushteve të Kurtit kërkon që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ta ndryshojë emërtimin. Pala serbe i ka thënë po në parim planit evropian, por Vuçiq ka thënë se së pari duhet krijohet Asociacioni. Por, Kurti nuk pajtohet me këtë. Ai thotë se Asociacioni mund të hyjë në fuqi vetëm pas njohjes reciproke mes dy vendeve. Sido që të jetë, plani evropian, ose franko gjerman, siç u njoh fillimisht, nuk e përmban njohjen. Shetet e Bashkuara të Amerikës i kishin kërkuar ta Kurtit ta pranojë planin gjatë një telefonate me 24 janar. Këshilltari special, Derek Chollet i sapokthyer nga udhëtimi në Ballkan, i kishte kërkuar Kurtit që Kosova ta pranojë propozimin. Por, Kurti nuk kishte thënë diçka të re. Asokohe u raportua se Kryeministri ka kërkuar garanci për qëndrimin e pesë vendeve të BE’së për njohjen e Kosovës, për çka emisari Miroslav Lajcak menjëherë kishte pasur takime me përfaqësues të këtyre shteteve. Por, edhe pse të hënën u kujdes që Kurti ta potencojë “pranimin” e planit europian duke ia thënë atë përfaqësuesit të BE’së, mbetet të shihet si do ta vlerësojnë atë emisarët. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me pranimin në parim të planit kishte arritur të marrë lëvdata nga ndërmjetësit duke e vlerësuar rolin “konstruktiv”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi : Drekë pune me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Beograd, SH.T. Koen Adam dhe me Sekretarin e parë, Ruben Van Opstaele Kryetari Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka priturë sot për një drekë pune ambasadorin …