Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dje gjatë ditës kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, me anëtaret e Kryesisë Arbërie Nagavci e Fitore Pacolli, kanë zhvilluar takim me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova. Siç njofton sot përmes një kumtese për media Lëvizja Vetëvendosje, tema të diskutimit kanë qenë zgjedhjet e parakohshme, e ndërsa kryetari i LVV-së, ka përmendur edhe zhvillimin ekonomik e social, sundimin e ligjit, zbatimin e MSA-së dhe dialogun me Serbinë. Në njoftim thuhet se Apostolova uroi Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e këtij procesi. “Ajo tha se me përjashtim të pjesës veriore të vendit, ku u raportua se pati presion ndaj serbëve lokal, gjithçka duket se shkoi në mënyrë të drejtë dhe të rregullt. Tani, është e rëndësishme që pas certifikimit të rezultateve të formohen institucionet dhe qeveria e re sa më parë në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe alokomit të fondeve që Bashkimi Evropian i ndan për zhvillimin e projekteve të ndryshme në Kosovë, si në fushën drejtësisë, arsimit, sigurisë dhe mjedisit”, thuhet në njoftim. Tutje, thuhet se Kurti e falënderoi Apostolovën për vizitën dhe gjithashtu shprehi shqetësimin me procesin zgjedhor në veri të vendit. “Nevojitet adresimi i shkeljeve dhe parregullsive atje si dhe fillimi i dialogut për zhvillim me serbët lokal. Kryetari Kurti përmendi nevojën e një mini-Marshall plani të BE-së për Ballkanin Perëndimor, sidomos për bashkimin dhe zhvillimin e qyteteve të ndara, i cili do të mundësonte progres shoqëror dhe hov drejt integrimeve evropiane”, citohet të ketë thënë Kurti. Kurti, thuhet tutje, po ashtu tregoi se e ka mirëpritur vlerësimin dhe renditjen përkatëse të çështjeve të Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian,Federica Mogherini dhe të Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, për zgjedhjet e 6 tetorit, e të cilët theksuan rëndësinë që qeveria e re të fillojë sa më parë me masa që ndikojnë në: 1) zhvillimin ekonomik dhe social, 2) sundimin e ligjit, 3) zbatimin e MSA-së dhe 4) çështjen e dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. “Në fund të takimit, palët u dakorduan për komunikim të rregullt e bashkëpunim të mëtejmë”, përfundon njoftimi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryetari Shukri Ymeri mbajti takimin e parë,për përpilimin e kurikulave të plan programit të gjuhës shqipe Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar dje kryetari Shukri Ymeri, mbajti takimin e parë …