Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar dje kryetari Shukri Ymeri, mbajti takimin e parë konsultativ me anëtarët e komisionit për përpilimin e kurikulave të plan programit të gjuhës shqipe për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe. Komisioni është duke punuar në kurikulat për klasën e parë dhe të pestë, për shkollat fillore dhe vitin e parë të shkollave të mesme për vitin shkollor 2018/19. Ky komision më vonë do të vazhdoj punën edhe me përpilimin e kurikulave për klasën e dytë dhe të gjashtë të shkollave fillore dhe vitin e dytë të shkollave të mesme. Në takim u diskutuan mangësitë e planeve ekzistuese si dhe mundësit për përmasimin, plotësimin dhe harmonizimin e kurikulave e gjuhës shqipe për shkollat me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Nevojën emergjente për t’iu përshtatur metodologjive bashkëkohore në drejtim të digjitalizimit dhe ofrimit të planeve e programeve cilësore. Like 0
Me ftesë të Blendi Klosi kryetari Ramadani merr pjesë në kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë
KNSH hap konkursin për projektet që financohen nga Qeveria e Kosovës Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në mes të Këshillit Kombëtar Shqiptar …