Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nëpërmjet një njoftimi për opinion, Këshilli Kombëtar Shqiptar, bënë të ditur se në bashkëveprim me Shtëpinë botuese “Albas”, ka siguruar edhe pesë tekste shkollore nga Shqipëria për filloristët shqiptar nga Lugina e Preshevës. Në njoftim thuhet: Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) njofton se në bashkëpunimi me Shtëpinë botuese “Albas” nga Tirana dega në Preshevë ka arritur të sigurojë edhe pesë tekste shkollore më bashkëkohore në gjuhën shqipe nga Republika e Shqipërisë edhe atë: -„Edukimi i artit figurativ 1“, Shtëpia botuese “Albas” Sh. P. K. Tiranë 2010, me autore LedijaKonstandini; – „Edukimi i artit figurativ 2“, Shtëpia botuese “Albas” Sh. P. K. Tiranë 2009, me autore LedijaKonstandini; – „Edukimi i artit figurativ 3“, Shtëpia botuese “Albas” Sh. P. K. Tiranë 2009, me autore LedijaKonstandini; – „Abetare“, Shtëpia botuese “Albas” Sh. P. K. Tiranë , me autor Rita Petro, MirelaTërova, NatashaPepivani, Flutura Çitaku dhe Vehbi Kadriu; – „Dituri Natyre 1“, Shtëpia botuese “Albas” Sh. P. K. Tiranë 2012, me autor AnthonyRussell;. Gjithashtu, të njëjtat tekste shkollore janë të listuar në Katalogun e teksteve shkollore në gjuhën e pakicave të publikuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë. Vlen të theksohet se KKSH është duke bërë përpjekjet të jashtëzakonshme, jo vetëm në sigurimin e teksteve shkollore,por edhe në përmbajtjen cilësore të gjitha teksteve të nevojshme shkollor. Të vetëdijshëm se mungojnë edhe një numër shumë i madh i teksteve shkollore e sidomos për shkollat e mesme, gjë që KKSH konsideron shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijëve me ligjet në fuqi dhe konventat ndërkombëtare. Çështje të cilën e ka ngritur edhe në instancat më të larta shtetërore dhe ndërkombëtare. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ragmi Mustafa: Na ka gëzuar vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 500 mijë euro për Luginën e Preshevës, si …