Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 500 mijë euro për Luginën e Preshevës, si mbështetje financiare për përballimin e gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Preshevë, në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë që ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin për mbështetjen e shqiptarëve në kohën e Covid 19.

“E mirëpres dhe përshëndes këtë veprim. Njëri nga vendimet më serioze të Qeverisë në detyrë sa i përket shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

“Vendimi i sotëm na gëzon. Është shuma më e madhe deri tash për ne. Këto para do të përdoren për të ndihmuar institucionet e shqiptarëve në përmirësimin e gjendjes së tyre në rajon dhe mbrojtjen e drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme