Ishë antari i APN-së dhe një herit këshilltar i Kuvendit Komunal në Preshevë z.Argjend Sherifi ka reaguar në lidhje me dekleratat e z.Shqiprim Arifit lidhur me emrimin e organit të përkohëshm në komunën e Preshevës.

Ky është reagimi i plotë i z.Sherifi

Vetëm ata që nuk i njohin fare rrethanat e që nuk i kanë përcjellur zhvillimet e fundit politike në komunë të Preshevës mundë t’i besojnë deklaratave të kryetarit që iku Sh.Arifit.

Sh. Arifi e shkarkoi vetëvetën më shumë se tetë muaj më parë dhe me siguri po ato struktura të errëta që i përmend në deklaratë, i’a zgjatën jetën në pozitën e kryetarit përgjatë kësaj kohe në mënyrë të jashtëligjshme duke vonuar shpërbërjen e kuvendit të komunës.

Sh. Arifin e shkarkoi shpresa për ndryshim e shumë të rinjëve që i’a dhanë atë pozitë dhe pas mbytjes së kësaj shprese, shumicës fatkeqësishtë i’u desht të merrnin rrugët e evropës.

Meqenëse jam etiketuar në deklaratën e tijë të fundit e ndjeva të obligueshëm reagimin, sidoqoftë është humbje kohe dhe harxhim i kotë i energjisë nese vazhdojmë të merremi me deklaratat e këtij njeriu.

Fatmirësishtë zgjedhjet janë shumë afër, dhe në këtë proces e tutje, është e domosdoshme që qytetarit të komunës së Preshevës t’i rikthehet shpresa për ditë më të mira.

Eshtë e domosdoshme që energjitë tona të harxhohen kundrejtë shtypjes dhe diskriminimit të vazhdueshëm që aplikon pushteti serb, në një klimë politike të mbrendshme të unifikuar karshi Beogradit, ku rivaliteti i mbrendshëm të jetë i shëndosh me qëllim të përmirësimit të veprimeve të njëri-tjetrit ndaj përmbushjes së obligimit ndaj qytetarit.

Bashkëpunimet të jenë frytëdhënëse apo të paktën shpresëdhënëse, sepse të mjaftueshme janë për qytetarët tanë hallet dhe dertet e përditshmërisë, e nuk e bartin më dotë në supe nxitjen e urrejtjes nga politika në mes të njëri-tjetrit për interesa të cekëta të individëve, ose atyre interesave të thella të cilat kushedi se ku i kanë rrënjët!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme