Në Kuvendin e Serbisë në një vizitë pune do të qëndrojë një delegacion nga Parlamenti i Maqedonisë, në krye me kryetarin Talat Xhaferi.

Disa deputetë serbë nuk e kanë pritur mirë lajmin për faktin se në Kuvend e Serbisë do të arrin Talat Xhaferi, një figurë e partisë shqiptare BDI, në biografinë e të cilit thuhet se ishte një oficer i lartë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).

Xhaferi, i cili menjëherë pas zgjedhjes së tij si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, kishte vendosur flamurin shqiptar në zyrën e tij, shumë deputetë serbë kanë thënë se do ta bojkotojnë vizitën e Xhaferit në parlamentin serb.

Kujtojmë se muajin e kaluar lideri i radikalëve serbë Sheshel, kishte sulmuar një delegacion të Kuvendit të Kroacisë, duke përdhosur flamurin kroat çka çoi të dy vendet në një krizë të marrëdhënieve politike.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme