Udhëheqësit politikë nga Lugina e Preshevës kanë filluar një vizitë lobuese në SHBA.

Deputeti Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe dy këshilltarët e Qeverisë së Kosovës, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi janë ftuar për vizitë në SHBA. Ata bashkë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane do të realizojnë vizita të shumta në Kongres dhe Senatin Amerika.

Ky ështē postimi i plotë i deputeti Kamberi

Bob Doll, Tom Lantosh, Zimerman ishin emrat që kishin shënjuar vitet e 80-ta dhe 90-ta në mbështetjen e shqiptarëve në Ballkan që kishte mundësuar me angazhimin kolosal, pasionin për vlerat më të larta të lirisë, drejtësisë e barazisë – Kongresisti arbëresh, Joe DioGuardi.

Për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane të themeluesit të Kongresmeni DioGuardi: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja është kryetema. Pozita diskriminuese e shqiptarëve nga Serbai e Vuçiqit është kryetitulli i angazhimit. Shtypja sistematike ndaj Luginës së Preshevës është kryefjala që do të shënohen në Senat e Kongres.

Ashtu si në “Shpëtimtari i Kosovës” që u dha premiera në Nju Jork, ashtu siç shpesh në bisedat tona e përsërit miku i madh i Luginës se “Gur, gur bëhet mur. Mur, mur bëhet Kalaja”, pata nderin e madh të takoi shumë bashkëkombës anëtarët e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe marrë mbështetjen në betejën tonë për Luginën e Preshevës.

Betejën për mbështetjen e Luginës së Preshevës nga Shtet e Bashkuara të Amerikës duhet ta fitojmë në Capitol Hill, për ta fituar luftën me Serbinë e Vuçiqit në Evropë. Tashmë përkrahja e senatorëve amerikanë Joni K. Ernst dhe Gary C. Peters që “Serbia të ndërpres të gjitha praktikat diskriminues edhe shënjestrimin në veçanti të pasivizimit të adresave për shqiptarët” në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është publike. Ashtu siç është mbështetja e kongresmenëve amerikan Jim Himes dhe Ritchie Torres që kërkuan “reciprocitet në të drejta, të shqiptarëve në Luginën e Preshevës me të serbëve në Kosovë”, shkruna deputiet Kamberi nga SHBA.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme