Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka konfirmuar se sot do të zhvillojë takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Këto komente Kurti i bëri pas takimit me përfaqësuesit e sindikatave të Kosovës. Ai u shpreh i bindur se do të tejkalohen dallimet me LDK-në, duke mundësuar arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë. Lexo po a “Në jemi në komunikim të vazhdueshëm si dy parti që do ta formojnë Qeverinë e re. Po do të ketë takim sot. Në këto takime do të vazhdojmë aty ku kemi mbetur. Do të arrimë marrëveshje e me zotin Mustafa, do t’i tejkalojmë të gjitha pengesat e vogla që i kemi”, ka thënë Kurti. Takimi pritet të mbahet në ora 17:00. Takimi i fundit mes Kurit dhe Mustafës ishte më 2 dhjetor ndërsa dy partitë e para ende nuk kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion. Bisedimet kanë ngecur te posti i presidentit për të cilin Vetëvendosje konsideron se nuk duhet të ketë një marrëveshje, ndërsa LDK thuhet se i takon asaj. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kida me veshje transparente, zbulon asetet Kida është njëra nga këngëtaret e cila po publikon shumë imazhe kohën e fundit …