Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i VV’së Albin Kurti në një konferencë për media në Shqipëri ka thënë se Gjykata Speciale është e imponuar nga jashtë dhe se duan që të ketë gjykata normale vendore. “Gjykata Speciale në Hagë e cila është imponuar prej jashtë, është një etnike, merret vetëm me luftëtarët e UÇK’së, dhe është instaluar përshkak të votimit të gabueshëm më 3 gusht 2015 në Kuvend. Ne dëshirojmë të kemi gjykata normale në Kosovë e jo gjykata speciale jashtë Kosovës andaj me procesin e Vettingut në qeverisjen e re do të zvogëlojmë lëndët që janë grumbulluar por do të rregullojmë edhe imazhin e Kosovës duke sjellur drejtësi, dhe me gjykatat tona normale do të trajtojmë të gjitha pretendimet që bëhen ndaj kujtdo qoftë kurdo qoftë”, ka thënë Kurti. Ai tutje është shprehur se nëse ndonjë ndërkombëtar ka pretendime ndaj ndonjë individi të UÇK’së atëherë do t’i trajtojnë ato raste me prioritet. “UÇK ka bërë luftë të drejtë nëse ka pretendime nga ndonjë ndërkombëtar për individë të UÇK’së ne do të kemi një sistem të ri të transformuar të drejtësisë që do t’i trajtojë me prioritet të gjitha ato raste. Ne jemi bashkë me luftëtarët e UÇK’së”, tha Kurti. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi: Vuçiqi s’guxon të flasë për Kosovën për shkak të opozitës Sherri që përshkallëzoi në përleshje fizike mes deputetëve në parlamentin e Serbisë një …