Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me emisarin special të BE-së për dialogun me Serbinë, Josep Borrell dhe sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës. Në një shkrim në Twitter, Kurti ka thënë se dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje për de-përshkallëzimin e situatës në veri. “Në bisedat telefonike sot me Borrellin dhe Stoltenbergun ne diskutuam sundimin e ligjit, paqen dhe sigurinë dhe nevojën për de-përshkallëzim në veri të Kosovës. Dialogu është mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje”, deklaroi kreu i Qeverisë. Lidhur me këtë edhe Stoltenberg ka bërë të ditur se pos Kurtit, ka pasur telefonatë edhe me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të gjetur zgjidhje. Ndërkaq, Vuçiq ka thënë se Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, sepse me marrëveshjen e Kumanovës dhe vendimet pas saj, si dhe hapjen e vendkalimeve, Beogradi nuk ka të drejtë ta bëjë këtë. “Ne nuk do të hyjmë me trupat tanë. Paqja është më e nevojshme. Ne presim që NATO të reagojë, ne jemi duke pritur për 24 orë. Nëse vazhdon përndjekja e popullsisë, Serbia do të reagojë”, citohet të ketë thënë Vuçiq. Po ashtu për zhvillimet në veri, të dielën gjatë ditës, pati reagime edhe nga BE-ja dhe SHBA-ja. BE ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të ulin tensionet duke “tërhequr menjëherë njësitë speciale të policisë dhe duke hequr bllokadat rrugore” në veri të Kosovës. Ndërsa zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se SHBA-ja po punon që të ulen tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. “SHBA-ja po punon me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në shtensionimin e situatës dhe për të shmangur veprimet që rrisin tensionet, që vënë në rrezik përparimin e arritur në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha zëdhënësi i DASH-it. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Lista Serbe po dëshiron më shumë se 10 deputetë për të mos e lejuar Kurtin kryeministër Ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Sllavisha Petkoviq, e ka denoncuar planin e Listës Serbe …