Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar draftin e Asociacionit që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka propozuar ndërkombëtarëve. Kurti tha se Rama në vend që të propozojë për serbët në Kosovë, duhet që t’i propozojë presidentit serbë, Aleksandër Vuçiq për shqiptarët e Luginës. ““Në takimin në Ohër unë kam ofruar ta shkiruaj draft statusin. S’kam interes që t’i dominoj. Por në atë rast kam kërkuar që të ketë dakordim për parimet bazë. Parimet dhe fryma i paraprijnë gerëms dhe tekstit. Unë nuk kam dyshim se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mendon se propozimi i draft statutit të tij është i mirë. Duke qenë kështu atëherë unë krejt çka propozojë është që Rama këtë draft statut për pakicat kombëtare t’ia prezantojë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq më së largu në takimin e radhës së Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc… aq më tepër që se neni 9 pika 1 i Kushtetutës së Shqipërisë thotë se ‘Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të saj’. Pra, propozimi im është që duke besuar në atë që beson Rama se modeli i tij është i duhur dhe në vend që të propozohet për serbët në Kosovë në Paris dhe Berlin t’ia propozojë Beogradit për shqiptarët në Serbi”, ka thënë Kurti në një konferencë për media. Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka deklaruar të enjten se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz. Për këtë dokument, ai ka thënë se i ka vënë në dijeni edhe presidentin e Këshillit Evropian dhe amerikanët. Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij, pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Fillon asfaltimi i rrugëve në fshatin Lluçan Ka filluarë sod asfaltimi i rrugve të cilat kan qen prioritet për kët vit …