Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti paraljmëroi dje planin nën shqyrtim që tani e tutje të zbatohet reciprociteti mes Kosovës dhe Serbisë duke krijuar për serbët minoritarë të Kosovës, të njëjtat kushte që u krijohen shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Deklarata e z.Kurti u bë dje pasdite në Tiranë ku ai u takua me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, raporton noa.al që mori pjesë në këtë konferencë për shtyp ku Kurti iu përgjigj të gjithë gazetarëve që shtruan pyetje. Kurti u ndal tek parimi i reci procitetit dhe tha se ai do të riaktivizohet së shpejti kundrejt Serbisë. Ai tha se kjo do të bëhet me efektivitet të plotë, ndryshe nga si është vepruar më parë, pa firo dhe me kontroll të plotë. Për këtë, tha Kurt, autoritetet doganore kanë në proces një plan për të mundësuar zbatim efektiv të reciprocitetit. Kurti foli dhe për reciprocitet në raport me minoritetet. Ai tha se serbët kanë kaluar në revansh duke zbatuar aktualisht një spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Në këto kushte tha ai, edhe Kosova do të veprojë me serbët në këtë vend, njësoj si Serbija që po vepron me shqiptarët. Është hera e parë që qeveria e Kosovës kërcënon Beogradin publikisht për sjellje reciproke me minoritetet, duke vënë theksin te fakti që serbët po bëjnë spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve në Serbi, gjë që sipas Kurtit do të bëhet edhe me serbët e Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shqiprim Arifi e shan me nënë plakun e moshuar Ramiz Zeneli apo siç e njohim të gjithë sikur plaku që përkujdeset për vendin ku …