Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me deputeten dhe anëtaren e Kryesisë, Fitore Pacolli, dhe aktivisten Valë Gjonbalaj, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Irlandës, Pat Kelly, që mbulon Kosovën nga Hungaria. Në këtë takim, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosjes kanë prezantuar qëndrimet mbi situatën politike në Kosovë dhe propozimet në lidhje me dialogun me Serbinë. Kurti ka theksuar se fillimisht duhet bërë vlerësimi i dialogut në Kuvendin e Kosovës duke trajtuar raportin 38 faqesh të Qeverisë mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit gjatë periudhës 2011-2017. Sipas tij, më pas duhet të dakordohemi për qëllimet tona e duke bërë listën e kërkesave të shtetit të Kosovës ndaj shtetit të Serbisë, duke përfshirë këtu dëmet e luftës, të pagjeturit, e shumë çështje të tjera për të cilat Serbia i ka mbetur borxh Kosovës. Kurti ka thënë se më tutje duhet hartuar platforma me parimet e negociatave si dhe duhet të formohet ekipi negociator me udhëheqës kredibil dhe strategjinë përkatëse. Gjatë këtij bisedimi është theksuar se dy hapat e fundit duhet të ndodhin vetëm pas zgjedhjeve të reja e të parakohshme, për shkak se Qeveria e tanishme ka skandale të panumërta, dhe nuk e ka shumicën në Kuvend, kurse për të vazhduar dialogun nevojitet legjitimitet në qeverisje. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rama: Ballkani i Hapur e kreu misionin për të cilin lindi Kryeministri Edi Rama foli nga Ulqini në një intervistë për Euronews Albania, aty ku …