Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në konferencën e sotme ka folur për takimin që kishte zhvilluar të mërkuren me ambasadorin amerikan Greg Delawie. Ai ka deklaruar se ambasadori amerikan nuk i ka kërkuar që subjekti i tij politik të jetë pjesë e dialogut të ri final që pritet të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi. “Nuk ka kërkuar të jemi pjesë e dialogut. Takimi me ambasadorin amerikan ka qenë shumë i mirë, ai nuk imponon mendimet e veta, qëndrimet i thotë hapur dhe publikisht. Ai e theksoi që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që ndihmohet e mbështetet nga SHBA-ja, e që do duhej që vendimet e qëndrimet të merren nga institucionet dhe qytetarët e vendit tonë”, tha Kurti gjatë konferencës për media. Për më tepër Kurti tha se SHBA po e respekton Kosovën më shumë se sa Hashim Thaçi. “SHBA-të po e respektojnë pavarësinë e shtetit tonë dhe institucionet demokratike shumë më tepër sesa presidenti që kemi”, tha Kurti. Duke folur për presidentin e vendit Hashim Thaçi deklaroi se : “Presidenti aktual nuk është më një njeri që bën gabime të paqëllimshme, por njeri që ka qëllime të gabuara. Thaçi nuk është as kredibil e as kompetent. Ai është edhe gënjeshtar, edhe dhe i paditur”, u shpreh Kurti. Lideri i VV-së tha se ujditë e fshehta të Thaçit nuk do të vlejnë në Kosovë. Kurti më tej tha se duhet një shqyrtim dhe vlerësim i dialogut dhe më pas të shihet si të vazhdohet. Ai tha se qëllimet e Beogradit në dialog janë të qarta, anëtarësimi në BE dhe formimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Ndërsa, sipas tij, liderët e Kosovës nuk i kanë të qarta qëllimet, parime e as kërkesat ndaj Serbisë. “Presidenti aktual flet për kompromis të dhimbshëm dhe duket që e ka fjalën për dhimbjen që do ta ketë Kosova si shtet dhe populli, dhe jo ai”, tha Kurti. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Policia konfirmon kanosjen ndaj zyrtarëve të LDK-së Pak më parë në media është raportuar se një grup tashmë i identifikuar po …