Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila i ka fituar zgjedhjet parlamentare sipas rezultateve preliminare, ka treguar se çfarë raporte ka me presidentin Hashim Thaçi dhe se si do të sillet me të, nëse bëhet kryeministër. Kurti përgjigjet se raportet me Thaçin i ka të mira, sepse në fakt ato nuk ekzistojnë, kur pyetet për marrëdhëniet me të parin e shtetit. “Raportet janë të mira sepse ato nuk ekzistojnë. Ato do të ekzistojnë sepse ai do të ma japë mandatin mua dhe, është koha që edhe ai të bëjë ndonjë gjë të mirë”, ka thënë lideri i VV’së. Ai thotë se me Thaçin do të ketë raporte siç kanë krerët e shtetit, por pret që president të mos e përfundoj mëndatin që e ka deri në vitin 2021. “Do të jenë raporte të kryeministrit me presidentit, ku mandati im do të jetë 4 vjet e i tij është edhe dy vjet. Dhe siç hoqi dorë nga kryeministria në vitin 2014 mbase është koha që mbase të mos e cojë mandatin deri në fund”, ka thënë Kurti. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Donnarumma: Duam hakmarrje ndaj Juventusit në finale Gianluigi Donnarumma dëshiron hakmarrje ndaj Juventusit në finalen e Kupës së Italisë, pasi edhe …