Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kancelari austriak Sebastian Kurz ka folur për mediat në Serbi për zgjerimin e BE-së, raportet me Kosovën si dhe kushtin e Serbisë që ta pranojë Kosovën, nëse synon të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. I pyetur për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, Kurz tha se “pa ndërmjetësimin e BE-së, nuk do të vinte deri te ndonjë marrëveshje në Bruksel”. “Detyrën për këto çështje BE-ja ia ka besuar Mirosllav Lajçakut, një diplomati me përvojë, që gëzon përkrahje të plotë të BE-së dhe Austrisë. Por, në fund nevojitet vullneti dhe guximi politik i Prishtinës dhe Beogradit, pa të cilat nuk do të ketë sukses. Gjithashtu është e nevojshme përkrahja e komunitetit ndërkombëtar në veçanti bashkëpunimi i ngushtë me SHBA-të”, ka shtuar Kurz. Ndërkaq i pyetur nëse për Serbinë është kusht pranimi i Kosovës nëse shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, kancelari austriak tha se “gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd, dy vite më parë – ka theksuar se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të ketë pranim në BE pa normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. “Ajo çfarë është më e rëndësishme është që të dyja palët duhet të merren vesh për normalizim të marrëdhënieve. Kjo duhet t’i kontribuoj stabilitetit në rajon”, ka shtuar ai. Kurz ka folur edhe për raportet me Kosovën, ku theksoi se Austria ka raporte të shkëlqyeshme bilaterale me vendin tonë. “Me kontingjentin tonë të trupave në kuadër të KFOR-it, që është numri më i madh i trupave austriake të stacionuara jashtë vendit, prioritet kemi sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe tërë rajonit”, ka thënë për fund Kurz. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pas konfirmimit të aktakuzës, Kadri Veseli jep dorëheqje nga të gjitha funksionet politike Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka njoftuar në mëngjesin e …