Ideja për ndryshimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën presidenti i Kosovës e ka quajtur “korrigjim të kufirit”, ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si “përkufizim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve”, mbetet ende me të panjohura, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Presidenti i Kosovës, Thaçi, më herët ka theksuar se “korrigjimi i kufirit me Serbinë” do ta ketë mbështetjen ndërkombëtare, nëse arrihet që kjo çështje të përfshihet në marrëveshjen për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Por, a ka qenë mjaftueshëm transparent presidenti Thaçi lidhur me idenë e tij dhe a ka ekzistuar ajo edhe më herët si opsion?

Përderisa presidenti Thaçi ka shprehur bindjen se “korrigjimi i kufirit me Serbinë” do ta ketë mbështetjen ndërkombëtare, ai ende nuk e ka bërë të ditur nëse ka pasur ose jo ndonjë “sinjal të gjelbër” nga faktorët ndërkombëtarë për shpërfaqjen e kësaj ideje.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Politologu Tahiri beson që për shpërfaqjen e idesë ka pasur një pajtim të dy presidentëve, Thaçi dhe Vuçiq, por edhe të faktorëve të caktuar ndërkombëtar.

“Dritën e gjelbër, jam i sigurt, e kanë dhënë edhe palët biseduese në këtë rast, por edhe palët ndërkombëtare, sepse është e pranueshme çdo zgjidhje, e cila siguron paqe dhe stabilitet. Shtete evropiane që e kundërshtojnë hapjen e çështjes së kufijve, frikohen se do të hapen – në bazë të këtij parimi – kufijtë edhe në vendet tjera dhe do të shkaktohet destabilizim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pragmatike dhe ‘çdo zgjidhje, e cila është e pranueshme për ju, është edhe për ne, sepse ju jeni palë’”, tha Tahiri.
Megjithëkëtë, sipas tij, lidhur me idenë e ndryshimit të kufirit, tashmë ekziston një qarje brenda aleatëve strategjik të Kosovës. Siç thotë ai, SHBA-ja është në favor të asaj që palëve tu lihet hapësirë për të diskutuar mbi zgjidhjen e mundshme, ndërkohë që Gjermania është shprehur mjaft hezituese ndaj idesë së Thaçit dhe Britania e Madhe është shprehur kundër.
Sidoqoftë, përderisa presidenti serb Vuçiq, ka theksuar se është i pafuqishëm përpara kundërshtimeve të idesë së ndryshimit të kufirit nga kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti Thaçi, të martën, ka thënë se vetëm marrëveshja paqësore për ndryshim të kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë, i siguron Kosovës njohjen formale nga Serbia.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme