Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nga data 14 shtator, për t’u futur në Malin e Zi, do të jetë e detyrueshme paraqitja e një vërtetimi që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë. Në mungesë të certifikatës së vaksinimit, për të hyrë në Malin e Zi do të duhet të paraqitet një test PCR negativ Covid-19 jo më i vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë, ose një test negativ antigjen, jo më i vjetër se 48 orë. Për shtetasit e Malit të Zi dhe të huajt me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e mësipërme, është i detyrueshëm karantimi, i cili mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit. Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ky është reagimi i presidentit Thaçi pas dështimit të Kosovës në Interpol Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndjekur nga afër punimet e Asamblesë …