Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Për rreth tri javë Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk po arrin t’i kthejë përgjigje kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinajt, i cili ka kërkuar interpretim të aktit të dorëheqjes së tij dhe definimin e kompetencave e të funksionimit të Qeverisë pas këtij akti Megjithatë Kushtetuesja mund të mos i përgjigjet Haradinajt edhe për një muaj. Zyrtarë të Gjykatës Kushtetuese i kanë thënë “Zërit” se janë duke e shqyrtuar kërkesën e Haradinajt, por për çështje të tilla nuk mund të përgjigjen pa kaluar së paku një muaj e gjysmë. “Kjo lëndë tashmë është duke u proceduar nga Gjykata. Për sa i përket afatit kohor për shqyrtimin e kësaj lënde, Gjykata nuk ka ndonjë afat të caktuar për vendimmarrje. Megjithatë, duke u bazuar në praktikat e deritanishme me kërkesat institucionale, që ngërthenin në vete situata më urgjente, koha minimale për vendimmarrjen e Gjykatës sillet nga një muaj e gjysmë e deri në dy muaj”, thuhet në përgjigjen e tyre. Kjo për arsye se, siç thonë në Kushtetuese, janë një sërë veprimesh procedurale që Gjykata tani duhet t’i ndërmarrë si para shqyrtimit e po ashtu edhe pas shqyrtimit të lëndës, të cilat zbatohen me rigorozitet në çdo kërkesë të parashtruar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nis takimi i tretë në PD, a do të arrihet sot Marrëveshja për koalicion ? Në selinë e Partisë Demokratike në Bujanoc ka nisur takimi i tretë midis delegacioneve …