Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Goran Svilanoviq, ka thënë sot se Serbia kusht për anëtarësim në BE e ka edhe rregullimin e marrëdhënieve me Kroacinë dhe Bosnje Hercegovinën. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Goran Svilanoviq, ka thënë se, marrëveshja në mes të Beogradit dhe Serbisë mund të sjellë një zbërthim të çështjeve të hapura. Sipas tij problemi dhe kushti i vetëm i Serbisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nuk është vetëm zgjidhja e çështjes së Kosovës, por edhe zgjidhja e problemeve me Kroacinë dhe Bosnje Hercegovinën. Svilanoviq në një intervistë për “B92”, ka thënë se, që nga viti 2000 kur flitet për Ballkanin janë tre probleme të mëdha, transmeton lajmi.net. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. “Njëri është problemi i pazgjidhur i emrit në mes të Shkupit dhe Athinës, e dyta sigurisht që është marrëdhënia midis Beogradit dhe Prishtinës dhe problemi i tretë është, funksionaliteti i Bosnje dhe Hercegovinës. Siç e kemi parë edhe në vitin e kaluar dhe tani edhe në javët e fudnit, njëri nga këto probleme është në rrugë e sipër për t’u zgjidhur. Ne të gjithë shpresojmë se procedura në Parlamentin e Shkupit do të përfundojë pozitivisht dhe se e njëjta do të ndodhë edhe në Parlamentin e Athinës dhe në këtë mënyrë do të zgjidhet njëri prej tre problemeve kryesore në Ballkan”, deklaroi Svilanoviq, përcjell lajmi.net. Tutje, ai shtoi se kushtet e BE-së për Serbinë nuk lidhen drejtpërdrejt me marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit, por që sipas tij, ka arsye të shumta për vendosjen e kushteve për Serbinë nga ana e BE-së. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Aksion simbolik para Gjyakatës në Bujanoc Sot në mëngjes është zhivilluar një aksion simbolik para Gjyakatës në Bujanoc lidhur me …