Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kuvendi i Kosovës sot mban seancë në shënimin e 20 vjetorit të masakrës së kryer nga shteti serb në Burgun e Dubravës. “Seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Përkujtimi i 20 vjetorit të Masakrës në Burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës. 20 vjet më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë. Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999. Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve. Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush. /Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pas suksesit të Kosova U-18, Delawie: Faleminderit që na treguat se çfarë mund të arrihet me punë ekipore Ambasadori amerikan, Greg Delawie, i ka uruar basketbollistët e përfaqësueses së Kosovës U-18 në …