Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, kanë thënë se presidenti i SHBA’së, Donald Trump ka shprehur synimin e tij për të emëruar, Richard Grenell, në një post kyç në administratën e tij. Në një komunikatë të lëshuar për media nga Ambasada e SHBA’së në Prishtinë thuhet se Richard Grenell me prejardhje nga Kalifornia do të shërbejë njëkohësisht si i Dërguar Special Presidencial për Negocaitat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe në të njejtën kohë si ambasador i SHBA’së në Gjermani. “Richard Grenell nga Kalifornia, që të shërbejë njëkohësisht si i Dërguar Special Presidencial për Negociatat Paqësore të Serbisë dhe Kosovës, dhe si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe i Plotëfuqishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën Federale të Gjermanisë”, thuhet në komunikatë. Ndër të tjera është dhënë edhe një background i Richard Grenell në punën e tij si ambasador në Gjermani, dhe punët tjera që ka bërë përgjatë karrierës së tij. “Richard A. Grenell ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani që nga 8 maji i vitit 2018. Z. Grenell është shkrimtar dhe komentues i politikës së jashtme, dhe ka themeluar firmën ndërkombëtare konsultuese Capitol Media Partners në vitin 2010. Për gati dy dekada ai ka shërbyer si këshilltar kryesor për komunikime për zyrtarët publikë në nivelin federal, shtetëror, lokal dhe ndërkombëtar, si dhe për kompanitë të ranguara në Fortune 200. Z. Grenell është personi që ka shërbyer më së gjati si zëdhënës i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara (2001 – 2008), dhe gjatë kësaj kohe ai ka punuar për katër ambasadorë. Ai ka diplomuar në Evangel University dhe ka magjistruar në fushën e administratës publike në Fakultetin e Qeverisë John F. Kennedy të Universitetit të Harvardit”, përfundon njoftimi Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Suspendohet nga puna kardiologu i QKUK-së Kardiologu Gani Bajraktari sot është larguar përkohësisht nga puna në Qendrën Klinike Universitare të …