Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kosova pritet që t’i japë fund aventurës në grupe në Ligën e Kombeve këtë muaj, derisa ka për të luajtur edhe dy ndeshje, kundër Maltës dhe ndaj Azerbajxhanit. E ky grup i lojtarëve që ka në përbërje talentë kosovarë që luajnë në pothuajse të gjitha ligat kryesore në Europë mund të bëj historinë duke fituar vendin e parë dhe duke ja siguruar Kosovës një vend të sigurt për në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, pse jo duke fituar edhe finalen dhe kualifikuar në Euro 2020. Faqja në Twitter “Kosovan Football” ka bërë një infografikë me hartë të shtrirjes së lojtarëve të Kosovës në mbarë kontinentin e Europës, ku ka shtruar pyetjen se a do ta shkruajnë ata historinë? Po kush janë grupi i lojtarëve te Kombëtares së Kosovës të cilët synojnë që ta fitojnë Grupin 3 të Ligës së Kombeve. Në portë kemi Samir Ujkanin, i cili luan në Çaykur Rizespor dhe që është edhe kapiteni i Kosovës dhe lojtari me më përvojë në Kombëtaren e Kosovës. Pas tij është Arjanet Muriçi, përforcimi i fundit që vjen nga portieri rezervë i kampionit të Anglisë, Manchester City. Tek portierët i ftuar është edhe talenti i IPKO Superligës së Kosovës, Visar Bekaj, numri 1 i Prishtinës. Mbrojtja, tepër stabile prihet nga shtylla e mbrojtjes së Dinamo Zagrebit, Amir Rrahmani dhe gardiani i pa kompromis Fidan Aliti i KF Skënderbeut. Këtu nuk bën të harrojmë edhe gjigantin e FC Zurich, 21 vjeçarin Mirlind Kryeziu, i cili u ftua nga Challandes për këtë ndeshje. Në krahun e djathtë kemi të palodhshmin Mergim Vojvoda, i cili ka treguar ndeshje të mira me Muscornin në Belgjikë, por alternativë e tij është Leart Paçarada që luan për Sandhausen në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Alo i majtë është padyshim, njëri prej lojtarëve më të mirë të Kosovës dhe të Raifaisen SuperLigës së Zvicrës, Benjamin Kololli, i cili mund të luaj edhe si mesfushorë i majtë. Kujtojmë se Paçarada është zëvendësues edhe i Kolollit në rast të një lëndimi të tij. Mbrojtës tjetër i Kosovës është Arbenit Xhemajli, nga Xamax, i cili pos pozitës në qendër të mbrojtjes luan edhe si mesfushorë defensivë. Edhe në mesfushë Kosova ka lojtarë cilësorë që dinë të bëjnë pasime të thella në fazën e tretë të sulmit, ta dirigjojnë lojën, por të rrezikshëm edhe me goditje nga larg. Padyshim, më i miri në mesfushën e Kosovës është mesfushori i Lazios, Valon Berisha. Lojtari i mungoi Kosovës në ndeshjet e para, por tani është kthyer nga lëndimi dhe kontributi i tij u pa që në ndeshjen e parë kundër Maltës në shtëpi ku ai asistoi në golin e parë. Në mesfushën defensive Kosova ka N’Golo Kanten e saj. Është ky Hekuran Kryeziu, mesfushorë defensive i FC Zurich , mungesa e të cilit u pa në ndeshjen kundër Ishujve Faroe, ku Kosova barazoi 1-1. Zëvendësim i Kryeziut është Idriz Voca, po ashtu një lojtarë me perspektivë i Kosovës me vetëm 21 vjeç, që luan për FC Lucern. Në mesfushën ofensive Kosova po ashtu ka dy lojtarë te talentuar. Bëhet fjalë për Besar Halimin, lojtarin e Bronby IF dhe Herolind Shalën nga IK Start. Lojtarët e krahut konsiderohen arma më e madhe e Kosovës dhe të tillë Kosova ka mjaft. Fillojmë me anësorët e krahut të djathtë. Këtë krah deri me tani e ka okupuar Milot Rashica, i cili shënoi edhe një gol të bukur për Kosovën në Ishujt Faroe dhe luan për skuadrën e Bundesligës, Werder Bremen. Atij gjithmonë i cenohet vendi i startuesit nga supertalenti i Kosovës dhe Genkut 19 vjeçari Edon Zhegrova, i cili pati një superparaqitje kundër Maltës në Prishtinë, por i mungoi vetëm goli. Kur jemi të anësorët e krahut të majtë, edhe aty është një konkurrencë e madhe por për momentin Arbër Zeneli është ai më i miri. Lojtari i SC Heerenven, ka shënuar golin e parë te Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është njëri prej lojtarëve që ka shënuar më së shumti për Kombëtaren e Kosovës. E kur mungon Zeneli aty janë Donis Avdiaj që luan po ashtu në Holandë për Williem II, si dhe supertalenti i Kosovës në Lokomotivën e Zagrebit, Lirim Kastrati. Kurse si sulmues qendrorë Kosova ka tre 9’sha të mirë. Bëhet fjalë për Vedat Muriqin që luan në Turqi me Çaykur Rizespor. Një tjetër emër i njohur në sulmin e Kosovës është edhe Atdhe Nuhiu, 29 vjeçari që luan në Championshipin anglez dhe ka shënuar për Kosovën në ndeshjet e fundit. Krejt në fund, në sulm Dardanët tani mund të llogarisin edhe në sulmuesin e porsaardhur të Kosovës nga FC Luzern, Shkëlqim Demhasaj, i cili mund të bëj debutimin për Kosovën në këto dy ndeshje të Kosovës, të fundit për këtë sezon në Ligën e Kombeve në fazën e grupeve kundër Maltës dhe Azerbajxhanit. /GazetaExpress/ Like 0