Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr I ngarkuari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë sot se Bashkimi Evropian pret vazhdimin e dialogut. Lajçak në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se para largimit nga Prishtina ka informuar shtetet e BE-së për vizitën në Kosovë. “Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova shtetet anëtare të BE-së për vizitën time. Ne ramë dakord që dialogu është i një rëndësie të veçantë për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, shkruan Lajçak. Ndërkaq, në njoftimin për media të Zyrës së BE-së në Kosovë thuhet se gjatё vizitës sё tij nё Kosovë menjёherё pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Lajçak informoi fituesin e zgjedhjeve, presidentin e Vetëvendosjes Albin Kurti, në detaje mbi progresin e bërë në dialogun Prishtinë-Beograd që nga rifillimi i tij në korrik 2020. Më tej thuhet se Lajçak dhe Kurti diskutuan gjithashtu hapat e ardhshëm përpara. “Z. Kurti dhe unë kemi pasur një bisedë shumë të sinqertë dhe konstruktive. Derisa unë e kuptoj që z. Kurti do t’i duhet pak kohë për t’u njohur me dialogun dhe marrëveshjet e tij, si BE ashtu edhe SHBA presin që procesi i normalizimit gjithëpërfshirës midis Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë së shpejti. Jam shumë i kënaqur kur dëgjoj që Kurti e kupton rëndësinë e dialogut”, ka thënë Lajçak. Në Prishtinë, përfaqësuesi i posaçëm, Lajçak zhvilloi takime me presidenten nё detyrё Vjosa Osmani, kryeministrin nё detyrё, Avdullah Hoti dhe liderët e partive politike, përfshirë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Ndryshe, i dërguari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi ishte për një vizitë tre ditore në Kosovë. Nga Prishtina, ai vazhdon për në Beograd dhe Podgoricë si pjesë e vizitës së tij në rajon. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Tragjedi në New York, polici vret gruan shqiptare dhe dy fëmijët e tyre të mitur Një rreshter i policisë së Nju Jorkut vrau gruan dhe dy fëmijët e tij …