Pas thuajse 2 orësh, ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar dhe ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Nga ky takim, të dy ndërkombëtarët u deklaruan për media teksa, konfirmuan se patën tri kërkesa drejt Qeverisë Kurti, transmeton klankosova.tv.

Kujtojmë që tensionet në veri ishin temë kryesore e diskutimit.

Escobar pas takimit me Kurtin: Shpresoj se do dëgjohemi

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, u shpreh se ShBA, BE dhe NATO dhe sipas tij, pothuajse të gjithë miqtë e Kosovës, e kanë të njëjtën kërkesë për qetësimin e situatës në veri.

Lidhur me kërkesat, ai shpreson që të dëgjohen nga autoritetet e Kosovës, përcjell klankosova.tv.

”Nëse mund të them një gjë, nuk kam parë kaq shumë të bashkuar në komunitetin transatlantik”.

”Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, NATO dhe pothuajse çdo mik tjetër i Kosovës ka bërë të njëjtën kërkesë identike”.

”Pra, shpresoj se do të dëgjohemi”, tha ai.

Ka nisur takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar dhe ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Burimet e Klan Kosovës bëjnë me dije se takimi mund të zgjasë rreth dy orë.

Takimi vie, pas një jave plot tensione e sulme në veri të Mitrovicës, si pasojë e marrjes së detyrave për kryetarë komunash në veri, të të zgjedhurve të rinj, transmeton klankosova.tv.

Ushtrimi i detyrave të tyre nga objektet komunale, madje edhe të shoqëruar nga njësitet speciale, po kundërshtohej ashpër nga ndërkombëtarët duke e parë si nxitje për eskalim situate meqë kjo po përcillej me protesta të ashpra nga serbët.

I dërguari i SHBA-së, për çështje të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë arritur në objektin e qeverisë për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ky takim vie, pas një jave plot tensione e sulme në veri të Mitrovicës, si pasojë e marrjes së detyrave për kryetarë komunash në veri, të të zgjedhurve të rinj, transmeton klankosova.tv.

Ushtrimi i detyrave të tyre nga objektet komunale, madje edhe të shoqëruar nga njësitet speciale, po kundërshtohej ashpër nga ndërkombëtarët duke e parë si nxitje për eskalim situate meqë kjo po përcillej me protesta të ashpra nga serbët.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme