Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi ka thënë se mandati i tij në procesin që po e udhëheq duhet t’i sjellë Kosovës njohje të plotë ndërkombëtare. Miroslav Lajcak ka përsëritur se mandati i tij është lehtësimi i një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Procesi thotë ai, është në duart e dy palëve – ai shpjegon se si e kupton mandatin e tij. “Mandati në procesin që po udhëheq duhet t’i sjellë Kosovës njohje të plotë ndërkombëtare, konsolidim dhe kontroll në të gjithë territorin e saj dhe përparim të rëndësishëm në integrimin evropian. Në të njëjtën kohë, procesi duhet të krijojë vende pune, të zhvillojë ekonominë si dhe të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve në sundimin e ligjit.”, tha Lajçak. Ai tha se Bashkimi Evropian nuk e detyron askënd të bëjë asgjë dhe se zgjidhja e arritur me forcë nuk është e qëndrueshme. “Nuk është marrëveshje e Bashkimit Evropian apo e Washingtonit. Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Ata duhet të qëndrojnë prapa marrëveshjes, t’ua shpjegojnë atë qytetarëve të tyre, ta mbrojnë dhe zbatojnë atë. Ne do të bëjmë pjesën tonë të punës, por ne duhet të jemi të saktë se për çfarë lloj procesi po flasim”, shtoi Lajcak. Në këtë panel kanë folur edhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon dhe gjithashtu zëvendësi i Matthew Palmer, Gabriel Escobar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Angela Merkel: Deklaroi se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në Kancelarja gjermane, Angela Merkelit, deklaroi se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv lidhur …