Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Lajmërohen qytetarët e komunës së Bujanocit të cilët kanë vendbanimin e tyre të regjistruar në territorin e komunës së Bujanocit dhe të drejtën e përgjithshme votimi (mosha 18 vjeç) mund të kryejn verifikumin në Listën unike të zgjedhësve, të paraqesin kërkesë për regjistrim, fshirje, ndryshim ose korrigjim të të dhënave në Listën unike të zgjedhësve- pjesa e Listës ygjedhore e cila udhëhiqet për komunën e Bujanocit, me rastin e shpalljes së zgjedhjeve për zgjedhjen e deputetëve popullorë të Kuvendit të Republikës së Serbisë dhe zgjedhjen e këshilltarëve të Kuvendeve të njësive vetëqeverisjes lokale, të cilat do të mbahen më date 21.06.2020. Lajmërohen personat e zhvendosur brenda vendit të cilët kan të lajmëruar vendqëndrimin në komunën e Bujanocit që mund të kryejnë verifikimin, të paraqesin kërkesë për regjistrim, fshirje, ndryshim ose korrigjim të të dhënave në Listën unike të zgjedhësve- pjesa e Listës zgjedhore e cila udhëhiqet për komunën e Bujanocit. Nga shpallja e listës zgjedhore, të drejtë për verifikimin e listës zgjedhore ka edhe paraqitësi i listës zgjedhore, ose personi i autorizuar nga ai, në përputhje me Ligjin, edhe ate në të njëjtën mënyrë dhe sipas të njëjtës procedure sikur edhe qytetarët. Qytetarët, jo më vonë se 5 (pesë) ditë para përmbylljes së listës zgjedhore, ose deri më datë 30.05.2020. mund të paraqisin kërkesë që në listën zgjedhore të fusin një informacion se ai/ajo do të votojë sipas vendbanimit në vend ose jashtë (vendi i zgjedhur i votimit) në zgjedhjet e ardhshme. Qasja në Listën unike të zgjedhësve- pjesa e Listës zgjedhore e cila udhëhiqet për komunën e Bujanocit mund të bëhet drejtpërdrejt në ndërtesën e Administratës komunale të komunës së Bujanoc nr. 117 Rruga Karagjorgje Petroviq, në zyrën nr. 210 çdo ditë nga ora 07:00 e mëngjesit në ora 15:00 pasdite përveç të dielës. Qasja në Listën unike të zgjedhësve mund të bëhet në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të Ministrisë së administratës Shtetrore dhe vetëqeverisjes lokale https://upit.birackispisak.gov.rs/ me futjen e numrit të njësuar amzë të qytetarëve. Çdo ndryshim në listën zgjedhore duhet të bazohet në një aktvendim të përshtatshme. Aktvendimet mbi të cilat bazohen ndryshimet në listën zgjedhore merren nga Administrata komunale e Bujanoc deri më date 05.06.2020. në orën 24:00, kur të përmbyllet lista zgjedhore. Pas përmbylljes së listës zgjedhore e deri më 72 para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, ndryshimet në listën zgjedhore mund të bëhen në bazë të aktvendimit të Ministrisë së autorizuar për punët e administratës shtetërore dhe vetadministrimit lokal. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ky është orari i edicionit të ri në grupet e Ligës së Kampionëve, zbulohet data se kur do të jenë përballë Ronaldo dhe Messi Edicioni i ri në Ligën e Kampionëve pritet të jetë i zjarrtë, pasi tanimë …