Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Java e fundit e muajit shkurt të vitit 2018 është një nga ato që Ilir Latifi nuk do ta harrojë kurrë. Kjo pasi puna e madhe ndër vite i është shpaguar me sukses botëror. Pas fitores ndaj Ovince Saint Preux, UFC ka publikuar renditjen e re dhe shqiptari është në top pesëshe, duke i dhënë kështu mundësinë atij të luftojë për titullin në kategorinë e ulët të peshave të rënda. Lista prihet nga kampioni Daniel Cormier, të cilit Latifi i ka kërkuar përballje menjëherë pas fitores ndaj ‘OSP’-së. Renditja e plotë në top pesëshe (Foto: Ilir Latifi Twitter) 34-vjeçari nga Kosova, por që garon si sportistë i Suedisë është ngjitur nga vendi i tetë në të pestin dhe për këtë është shprehur i lumtur: “Duke u ngjitur në botë dal ngadalë. Nga Rosengardi (Suedi) në top pesëshen e sportistëve në UFC. Shpresoj të jem model për fëmijët që rritet në zona me më pak fat, çdo gjë është e mundur nëse luftoni për atë!”, ka shkruar Latifi në Twitter. Para kësaj arritje sportisti shqiptar i artëve të përziera marciale ka postuar një video animacion në Instagram. Like 0