Cristiano Ronaldo nuk do të jetë më pjesë e Real Madridit. Nga sezoni i ardhshëm, superylli portugez do të luajë te Juventusi.

Pas zyrtarizimit nga Los Blancos për largimin e CR7, në faqen e klubit madrilen është publikuar letra e 33-vjeçarit dedikuar klubit, bashkëlojtarëve dhe tifozëve të Realit.

 

 

 

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Letra e plotë e Ronaldos

Këto vite te Real Madridi dhe në qytetin e Madridit, kanë qenë ndoshta më të lumturit në jetën time.

Kam vetëm ndjenja falënderimi të madh për këtë klub, për këtë pasion dhe për këtë qytet. Dua t’i falënderoj të gjithë ata për dashurinë e madhe që kam marrë.

Megjithatë, besoj se ka ardhur koha për të hapur një kapitull të ri në jetën time, prandaj kam kërkuar nga klubi të pranojë transferimin tim. Ndihem ashtu dhe kërkoj nga të gjithë, sidomos nga tifozët që të më kuptojnë.

 

Magazina.com

Ronaldo do të luajë te Juventusi (Fotomontazh)

Kam pasur bashkëlojtarë fantastike në fushë dhe në zhveshtore, e kam ndier afërsinë e një grupi mahnitës dhe së bashku i kemi fituar tre Liga të Kampionëve radhazi dhe katër brenda pesë vitesh. Dhe me ta kam fituar edhe në nivel individual, jam i kënaqur që kam fituar katër Topa të Artë dhe tri Këpucë të Arta. Të gjitha gjatë kohës sime në këtë klub të jashtëzakonshëm.

Real Madridi ma ka pushtuar zemrën time dhe atë të familjes time, prandaj dua t’ju falënderoj më shumë se gjithçka: klubin, presidentin, drejtorët, kolegët, teknikët, mjekët, fizioterapistët dhe punonjësit e mrekullueshëm që e kanë bërë gjithçka të funksionojë dhe që merren me secilin detaj në mënyre të palodhshme.

Faleminderit pakufi edhe një herë për tifozët tanë dhe faleminderit futbollit spanjoll. Gjatë këtyre nëntë viteve fantastike, kam pasur lojtarë të shkëlqyer para meje. Respekt për të gjithë ata.

Cristiano Ronaldo ishte jashtëzakonisht i suksesshëm te Real Madridi (Foto: Getty Images)

Kam menduar shumë dhe e di se ka ardhur koha për një cikël të ri. Po largohem, por kjo fanellë, këtë mburojë dhe Santiago Bernabeu, do të vazhdoj t’i ndjej si të mitë kudo që jam.

Faleminderit të gjithëve dhe natyrisht, siç kam thënë për herë të parë në stadiumin tonë para nënte vitesh: Hala Madrid

 

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport