Ilir Sadriu ishë antarë i PDHSH-ës sëbashku me një grup  dhe liderin e ADSH-ës Armend Aliu kanë filluar një lëvizje të re politike të cilën e kanë quajturë “Aleanca për Luginën” duke ftuar qytetarët ti bashkohen kësaj lëvizje.

Ky është njoftimi i plotë nga Ilir Sadriu

Të dashur qytetarë,

Pas largimit tim nga Partia Demokratike Shqiptare, paralajmërova konsultime të gjera me ju për hapat e radhës në aspektin e politikës.

Me të gjithë ata që më përkrahën në këto procese jo të lehta, u dakorduam që, siç edhe kisha paralajmëruar, të vazhdojmë aktivitetin tonë politik si domosdoshmëri të kohës dhe të vështirësive që po kalon Lugina në përgjithësi e Presheva në veçanti.

Me këtë qëllim, pas konsultimeve me pjesën e anëtarëve, tashmë të shkëputur nga PDSH- ja dhe jo vetëm, dhe pas bisedimeve tona parimore me udhëheqësit e Alternativës Demokratike Shqiptare, nga sot, rrugëtimi politik yni do të jetë i përbashkët.

Në takimin tonë të sotëm, vendosëm që bashkë po fillojmë ndërtimin e ALEANCËS për LUGINËN e cila do të ofrojë një program profesional me zgjidhje për qytetarët e komunës sonë. Këtë e konfirmoi edhe Armend Aliu, Kryetar i deritashëm i Alternativës Demokratike Shqiptare.

Bashkë do të vazhdojmë të ndërtojmë Këshillin inicues të kësaj lëvizjeje politike, andaj i ftojmë të gjithë, të cilët mendojnë se mund të kontribuojnë për një Preshevë e Luginë më të mirë dhe shpresëdhënëse, të na bashkohen në këtë rrugëtim.

Me respekt e konsiderata,

#ALEANCApërLUGINËN

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme