Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve. Juventusi do të përballet me Atletico Madridin, ndërsa Manchester City me Schalken. Përmes këtyre dy ndeshjeve, do të zbulohen dy çerekfinalistët e radhës. Juventus – Atletico Madrid Ndeshjet e javës së kaluar e bënë të qartë se asgjë nuk është e pamundur në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, për t’i shënuar tri gola kundër Atletico Madridit të Diego Simeones, ke nevojë për diçka me të vërtetë të veçantë, transmeton Gazeta Express. Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, shpreson se kjo gjë e veçantë do të jetë Cristiano Ronaldo . Portugezi i ka shënuar dhjetë ose më shumë gola në tetë sezonet e fundit të kësaj gare, mirëpo deri më tani e ka shënuar vetëm një. Ndeshja e parë mes dy skuadrave: Atletico Madrid 2-0 Juventus Juventus: Szczesny; Cáceres, Bonucci, Chiellini; Bernardeschi, Can, Pjanić, Matuidi, Cancelo; Mandžukić, Ronaldo Jashtë: Khedira (i lënduar), Alex Sandro (i suspenduar), Barzagli (i lënduar), De Sciglio (i lënduar), Douglas Costa (i lënduar) Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Matuidi Ndeshja e fundit: Juventus 4-1 Udinese (08/03) Atlético Madrid: Oblak; Arias, Giménez, Godín, Juanfran; Koke, Rodrigo, Ñíguez, Lemar; Griezmann, Morata Jashtë: Diego Costa (i suspenduar), Hernández (i lënduar), Filipe Luís (i lënduar), Partey (i suspenduar) Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Ángel Correa, Filipe Luís, Giménez, Griezmann Ndeshja e fundit: Atlético 1-0 Leganés (09/03) Manchester City – Schalke Manchester City është favorit për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Schalke i befasoi në Gjermani, mirëpo, në fund, skuadra e Pep Guardiolës arriti të sigurojë fitore. Klubi anglez i ka nëntë fitore radhazi në shtëpi këtë vit. Ndeshja e parë mes dy skuadrave: Schalke 2-3 Manchester City Man. City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Zinchenko; B Silva, Gundogan, D Silva; Sterling, Agüero, Sané Jashtë: De Bruyne (i lënduar), Mendy (i lënduar), Bravo (i lënduar), Kompany (nuk dihet), Fernandinho (i suspenduar), Otamendi (i suspenduar) Në dyshim: Stones (i lënduar) Mungon në ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me të verdhë: Agüero Ndeshja e fundit: Manchester City 3-1 Watford (09/03) Schalke: Fährmann; Stambouli, Sané, Nastasić; McKennie, Konoplyanka, Rudy, Oczipka, Bentaleb; Embolo, Burgstaller Jashtë: Caligiuri (i lënduar), Harit (i suspenduar), Mascarell (i lënduar), Schöpf (i lënduar), Uth (i suspenduar) Ndeshja e fundit: Werder Bremen 4-2 Schalke (08/03) Like 0