Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Lista Serbe ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të vendosin nëse do të marrin pjesë në seancën e nesërme të parlamentit të Kosovës, e cila duhet të vendosë për shpërbërjen e këtij organi më të lartë legjislativ. Kështu, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ka thënë nënkryetari i kësaj liste, Igor Simiq. Ai citohet të ketë thënë për TV Prva se nuk mund të parashikojë me siguri nëse parlamenti i Kosovës do të shpërndahet nesër. “Nga përvoja që kam në lidhje me proceset politike në Kosovë, veçanërisht midis partive shqiptare, të cilat aktualisht udhëhiqen nga parimet e luftës së brendshme politike, mund të them që asgjë nuk mund të parashikohet dhe nuk mund të pretendosh asgjë derisa të ndodhë”, citohet të ketë thënë Simiq. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë nderime te Memoriali për të Pagjeturit për Ditën e të Pagjeturve të Kosovës Presidenti Thaçi ka thënë se çdo 27 prill na bashkon për të kujtuar gjithmonë …