Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se ditën e nesërme do të zhvillojnë një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për zgjedhjet në veri të Kosovës. Në një intervistë për mediat serbe, ai ka bërë me dije se me Vuçiq do të konsultohen ku edhe do të marrin vendime në pëputhje me interesat e serbëve në Kosovë. Sipas tij, pas takimit me Vuçiqin në Beograd, Lista Serbe do ta bëjë të ditur qëndrimin në këto zgjedhje. Simiq tha se thirrja e zgjedhjeve është “provokim: i Prishtinës, por gjithashtu sipas tij populli serb do të jetë “edhe më unik dhe më i forte”. Ndryshe, kryetarët e këtyre komunave ka katër muaj që dhanë dorëheqje në shenjë pakënaqësie ndaj taksës 100% për mallrat serbe dhe arrestimit të disa personave që dyshohen të kenë gisht në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Partitë që do të synojnë të marrin nën udhëheqje 4 komunat e veriut kanë rreth 1 muaj kohë që të fillojnë përgatitjet për fushatë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Forumi Rinor i PVD-së : 1 Korriku erdhi ” Ku është Kufiri “ Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, gjatë natës së mbrëmshme ka …