Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Liverpool-Bayern Munich është një nga ndeshjet më interesante në 1/8 e finales për sezonin 2-18/19 të Ligës së Kampionëve. Një sfidë e dy klube me traditë të madhe në arën evropiane. Me dhjetë kupa të LK-së (pesë secili klub), kjo ndeshje ka rëndësinë e veçantë edhe për nga historia. Në aspektin historik Reds mburren pasi në vitin 1981 kishin arritur të eliminonin Bayernin nga gjysmëfinalja e Kupës së Kampionëve (0-0 në Angli, 1-1 në Gjermani), e pastaj vitin 2001 në finale të Superkuopës së Evropës me rezultat 3-2. Focus 💯 👉 Next up, @FCBayern 👈 pic.twitter.com/GbodNrlSSz — Liverpool FC (@LFC) February 18, 2019 Në total në LK bilancet janë kështu: një fitore për Reds, një për Bayetrnin dhe tri barazime. Madhështinë e kësaj ndeshje paksa ia zbehin mungesat e lojtarëve nga të dy skuadrat. Për vendasit Virgil van Dijk është i suspenduar, ndërsa të lënduar Joe Gomez dhe Dejan Lovren, por Alex Oxlade-Chamberlain. Në orët e fundit është raportuar se mund të mungojë edhe Roberto Firmin, në rast se kjo ndodh në vend të brazilianit prite të luajë Divock Origi. Në anën tjetër te bavarezët mungojnë për shkak të lëndimit Arjen Robben, Jerome Boateng dhe Corentin Tolisso, i suspenduar është Thomas Muller. Më poshtë keni formacionet e mundshme: Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Fabinho, Matip, Robertson; Milner, Wijnaldum, Henderson; Salah, Firmino, Mane. Bayern Munich (4-3-3): Neuer; Kimmich, Sule, Hummels, Alaba; Goretza, Alcantara, Rodriguez; Gnabry, Lewandowski, Coman. Like 0