Është hedhur shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve në Nyon të Zvicrës.

Çifti i parë që u publikua pas shortit ishte ai mes skuadrës gjermane Schalke 04 dhe Manchester City.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus do të ketë një duel tejet të vështirë pasi do të përballet me Atletico Madridin.

Një tjetër ndeshjet interesante pritet të jetë mes dy gjigantëve evropiane, Manchester United – PSG.

View image on Twitter

Tottenham Hotspur që la jashtë Ligës së Kampionëve Interin, do të përballet me liderin aktual të Bundesligës, Borussia Dortmund.

Skuadra favorite për ta fituar këtë trofe, Barcelona do të ndeshet me ekipin francez, Lyon.

View image on Twitter
Roma ka pasur fat në short, pasi ka shmangur gjigantët evropian dhe do të përballet me Porton.

Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madrid do të përballet me Ajaxin.

Ndërkohë ndeshje e zjarrtë pritet të jetë ajo mes Liverpoolit dhe Bayern Munich.

View image on Twitter

Çiftet në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve:

Schalke 04 – Manchester City

Atletico Madrid – Juventus

Manchester United – Paris Saint Germain

Tottenham Hotspur – Borussia Dortmund

Olympique Lyon – Barcelona

Roma – Porto

Ajax – Real Madrid

Liverpool – Bayern Munich

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport